UBT

Haziri: Demir Krasniqit i përshtatet më së miri thënia “Kush këndon, keq nuk mendon”

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është mbajtur mbledhje komemorative, për t`i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit dhe muzicientit të mirënjohur Demir Krasniqi, i cili është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se Demir krasniqi, porpos që ishte një mësimdhënës, një familjar, këngëtar, kompozitor dhe faktues i folklorit shqiptar, ishte edhe një edukator i vazhdueshëm dhe këshilltar i jashtëzakonshëm që na ka bërë nderë të gjithëve, prandaj si të tillë Komuna e Gjilanit do ta ruaj gjithmonë në historinë e qytetit.

“Ai është ndarë fizikisht nga jeta ditën e djeshme, duke lënë prapa një familje të mrekullueshme, një trashëgimi shumë të madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne. Migja Demë ishte një mësimdhënës, këngëtar shumë i madh i folklorit dhe melosit. Sot jemi së bashku për t`i dhënë lamtumirën e fundit trupit të Demir Krasniqit, sepse shpirti i tij do të vazhdoj të bëjë dritë mbi ne. Jam i bindur se gjithë angazhimi që ai ka dhënë dhe kontributi i tij edhe si fqinj i imi, por në veçanti me këngë që nga dhomat, odat, festivalet e pallatet dhe librat që ka lënë prapa, janë trashëgimia shumë e madhe që na shërben të gjithë ne të gjallëve. Demiri ishte gjithmonë njeri pozitiv dhe në të gjitha rastet edhe kur na këshillonte, qortonte apo debatonte, ishte gjithmonë me qëllimin e edukatorit. Në Ballkan thuhet që “Kush këndon, keq nuk mendon”, e kjo më së miri i ka shkuar për shtati, Demir Krasniqit dhe tipareve të tij”, ka thënë mes tjerash kryetari Lutfi Haziri.

Në fjalën e tij para të pranishmëve ka folur edhe bashkëpunëtori i tij Selim Arifi, nga Kumanova, i cili me emocion dhe dhembje ka thënë se Demir Krasniqi, ishte një shembull i mbështetjes për të gjithë artistët pa dallim dhe veprat e tij e angazhimi, kalojnë kufijtë përtej shqiptarë, deri në Evropë e Amerikë, ndërsa vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh te të gjithë ata që e kanë njohur.

ARKATANA

Në emër të familjes të pranishmit i ka përshëndetur djali i Demir Krasniqit, Shkëlqimi, që e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për organizimin dhe afërsinë e ofruar për familjen me të gjithë të pranishmit që dhembjen e madhe, po e zvogëlojnë me fjalët dhe kujtimet që kanë për shtyllën e familjes sonë, Demir Krasniqin.

Ndërsa, në këtë mbledhje është paraqitur me një fjalë rasti, kujtimi e mërzie edhe miku i pandashëm i Demirit, Xhemajl Berisha, i cili tha se shtëpia e të ndjerit ishte qendër e të gjithë artistëve edhe në kohët më të vështira.

“Me Demirin kena bashkëpunuar dhe kënduar për më shumë se 52 vjet, që nga odat e Gollakut, Karadakut e gjithandej trevave shqiptare, deri te pjesëmarrja në festival të ndryshme me violinë, sharki e çifteli. Po ulem këmbë kryq, që ta kujtoj njeriun i cili për 52 vjet ishim në skenë e gjithandej me këngë e me gëzime. Sot një thesar i këngës shqipe u nda nga ne dhe asnjëherë nuk do ta harrojmë kreatorin e veprave që ai ka lënë prapa”, tha ai pasi lexoi një përgatitje të veçantë që ia kishte dedikuar mikut të pandashëm.

Varrimi i Demir Krasniqit bëhet sot, në orën 16:30, në varrezat e qytetit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.