ARKATANA

Haziri: Çarshia po bëhet vend rekreacioni dhe inkurajimi për biznesin familjar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka parë nga afër punimet e projektit të pjesës së Çarshisë së Gjilanit – veri, e cila ka një gjatësi prej 1200 metra.

Haziri ka thënë me këtë rast, pas përfundimit të këtij projekti, Gjilani merr pamje krejt tjetër.

“Është vazhdim i ndërtimit të Çarshisë së Gjilanit, e cila në pjesën veriore i ka 1.2 kilometra. Projekti ka gjelbërimin, shëtitoren, ulëset, ndriçimin dhe e integron komplet lagjen e Balecit me lagjen e Dardanisë. Po e ndërtojmë edhe Tregun e Gjelbër dhe Stadiumin e Qytetit, si projekte të integruara me Çarshinë, duke i dhënë edhe pamje edhe zgjidhje problemeve të infrastrukturës”, ka thënë Haziri.

Kreu i Komunës, tha, po ashtu, se përpos që do të jetë një shëtitore e bukur, do të inkurajohet edhe biznesi familjar.

Uji Dea

“Prej livadheve të Malishevës ku planifikohet të ndërtohet impianti i ri i kolektorëve të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik për tërë qytetin, e deri në përfundim të lagjes Dardania, në rrugën qarkore, do të ndërtohet Çarshia e Gjilanit. Do të bëhet një shëtitore e mirë, por në zonën e banuar, do të inkurajohet biznesi familjar. Jam i lumtur që po bëhet një vend i mirë rekreacioni për familjet, fëmijët, të rinjtë e pleqtë e Gjilanit”, ka deklaruar ai.

Haziri tha se me përfundimin e këtij projekti kapital, do të zvogëlohet numri i përdorimit të veturave, ku edhe do të shkarkohet qyteti.

“Ky do të jetë segmenti i qarkullimit të qytetarëve në këmbë”, tha Haziri.Ky projekt kap shifrën investive prej afro 1 milion euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.