Hidromorava

Haziri: Brenda 48 orëve 3 qytetarë të Gjilanit e kanë humbur betejën me COVID-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Haziri ka thënë se ka pasur vështirësi me furnizim të oksigjenit, por nuk ka ndodhur asnjë rast që të mbetet një pacient pa oksigjen. “Shpresoj se furnizimi i vazhdueshëm me oksigjen në Spitalin e Përgjithshëm të përmirësohet në ditët në vijim”, ka thënë Haziri.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e vlerësimit ditor të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të cilin janë të përfshira institucionet relevante komunale e regjionale.

“Fatkeqësisht, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 brenda 48 orëve. Ky është alarm i madh për të gjithë për kujdes të shtuar. Virusi nuk bartet ndryshe pos në kontakte të drejtpërdrejta. Distancohuni nga ndejat e pas darkës, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, ka thënë Haziri, në konferencën për media pas takimit.

Haziri ka thënë se ka pasur vështirësi me furnizim të oksigjenit, por nuk ka ndodhur asnjë rast që të mbetet një pacient pa oksigjen.

Hidromorava

“Shpresoj se furnizimi i vazhdueshëm me oksigjen në Spitalin e Përgjithshëm të përmirësohet në ditët në vijim”, ka thënë Haziri.

Haziri njoftoi se Komuna e Gjilanit është e vetmja që kryen shërbime shëndetësorë në shtëpitë e pacientëve të prekur me COVID-19, ku vetëm dje janë bërë 60 kontrolla.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 7151 mostra, 2828 persona kanë rezultuar pozitivë, 2395 janë shëruar, 85 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19, 349 raste aktive, 53 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 70 mostra në pritje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.