Mobi Casa

Haziri: Bashkatdhetarët janë heronj të gjallë të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të ditës së hapur për bashkatdhetarët, ka pritur dhjetëra nga ta, duke iu uruar pushime të këndshme në familje.

Gjatë takimeve, kryetari Haziri ka thënë bashkatdhetarët kudo që jetojnë janë heronjtë e gjallë të Gjilanit, marrë parasysh kontributin e madh të tyre për vendin e lindjes.

ARKATANA

“Ju uroj mirëseardhje në vendlindje dhe ju falënderoj për kontributin tuaj për vendin në mënyrë permanente, edhe në kohën e paraluftës, por edhe tani. Shumë prej bashkatdhetarëve tanë kudo që jetojnë në botë, përpos që i mbështesin financiarisht familjet e tyre, janë edhe investitorë në Gjilan, duke krijuar vende të reja të punës. Për mua ju jeni heronjtë e gjallë të Gjilanit”, ka nënvizuar Haziri.

I pari i qytetit ka theksuar faktin se një Gjilan i vogël sot jeton në shtetet perëndimore, duke shtuar se Komuna u krijon mundësi dhe lehtësira në kuadër të ligjit dhe janë të lirë të punojnë dhe investojnë në të gjitha fushat, pa procedura burokratike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.