Haziri: Asnjë rast pozitiv në Gjilan, fillojnë masat lehtësuese për bizneset

Gjilan – #Dita67 me lajme të mira për Gjilanin. IKSHP na njoftoi se nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19 në komunën tonë. Urojmë që rastet që janë aktive të shërohen sa më shpejtë ka shkruar Lutfi Haziri.
“Lajmi i mirë, po ashtu, është se sot filluam me masat lehtësuese për bizneset. Ju lutem shumë, mos shërbeni e as mos pranoni shërbim pa maska e dorëza. Mos shkoni mysafirë dhe mos pranoni mysafirë, edhe më tutje sepse akoma po luftojmë me të panjohurën” ka shkruar Lutfi Haziri./rajonipress/