Uji Dea

Haziri apelon SBASHK, MASHT dhe Qeverinë që të hapin dialogun dhe të ndërpritet greva sa më parë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Kosovës që të hapin dialogun për të gjetur zgjidhjen në mënyrë që greva të ndërpritet në favor të kërkesave të arsimtarëve.

Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, sikurse institucionet parashkollore janë në grevë nga 14 janari.

Orari i mbajtjes së grevës së përgjithshme për të gjitha institucionet arsimore deri tani ka filluar çdo ditë nga ora 9:00 deri në 12:00.

Uji Dea

Kryetari i Gjilanit, së bashku me drejtorin e DKA-së, Nazim Gagica, gjatë vizitave nëpër shkolla ka takuar mësimdhënësit dhe strukturat sindikale, duke kërkuar që të gjendet zgjidhja sa më e shpejtë e mundshme mes SBASHK, MASHT dhe Qeverisë për shkak se humbja e mësimit është humbje e madhe për nxënësit.

Përndryshe, në shkollat e komunitetit serb dhe rom në komunën e Gjilanit mësimi është duke u zhvilluar normalisht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.