Haziri anulon konkursin për drejtor në teatrin e Gjilanit
Gjilan – Lutfi Haziri ka anuluar konkursin për shkak se paneli intervistues nuk ka arritur koncenzus sa i përket pikëve të nevojshme për emërimin e drejtorit.
Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka anuluar konkursin për drejtor të teatrit të Gjilanit. Ditëve të fundit pati shumë akuza e kundër akuza nga vet anëtarët e komisionit dhe të Këshillit drejtues.
Presionet e ndryshme dhe mungesa e koncenzusit e kanë shtyrë Lutfi Hazirin që ta anulojë konkursin./rajonipress/


