Uji Dea

Haziri akuzon auditorin e brendshëm për mos transparencë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Lutfi Haziri edhe njëherë ka thënë se LDK nuk mund të jetë pjesë e punimeve të asamblesë komunale,përderisa aty kushtëzohet qytetari,fyhet opozita, diskriminohen qytetarët në investime dhe pushteti nuk përgjigjet në shkresat zyrtare.

Lutfi Haziri në një konferencë për media edhe njëherë ka akuzuar pushtetin komuna në shumë fusha të caktuara. Haziri kësaj radhe ka kritikuar për mos transparencë punën e auditorit të brendshëm dhe ka folur më shumë për disa kërkesa zyrtare që ky subjekt politik u ka dërguar drejtorive të caktuara,kryesuesit të Kuvendit dhe zyrës së kryetarit,por që përgjigje me shkrim nuk ka marrë prej tyre.

Haziri duke ju referuar kërkesave të LDK-së tha se këto kërkesa jënë shqetësime të qytetarëve dhe nuk janë kërkesa politike. Haziri tha se organet komunale janë të obliguara me ligj që në afat prej tre ditësh tu përgjigjen shkresave zyrtare. “Mbi 10 kërkesa që i kemi adresuar, vetëm 4 prej tyre kemi marrë përgjigje” tha ai .

Haziri megjithatë foli pozitivisht për zyrën e prokurimit dhe drejtorin e kulturës,siç tha ai për përgjigjet me kohë dhe korrekte.

Ndërkaq duke folur për punën e auditorit të brendshëm Haziri tha se ai ende nuk ka raportuar nëpër komisionet dhe komitetet e Kuvendit. “Auditori po hesht edhe pse kemi shumë kontrata në vepër të cilat krijojnë shpenzime, meqë janë kryesisht punësime politike. Sipas, Hazirit këto shpenzime kryesisht merren nga shëndetësia dhe arsimi. Këto punësime partiake sipas Hazirit e ngarkojnë administratën.

Uji Dea

Haziri tha se si pasojë e këtyre keqëmenaxhimeve pastaj Komuna po krijon borxhe dhe masat e gjykatave po janë të menjëhershme.”Zbrazja e llogarisë komunale nga ana e Gjykatës po tregon për shqetësimin e LDK-së, që Komuna vazhdon të jetë në borxhe”.

Sipas tij borxhet janë jo të rregullta. Haziri ka vazhduar ta kritikojë kushtëzimin e qytetarëve për të paguar faturat e kompanive publike.”Vetëm pagesa e tatimit në pronë është e ligjshme dhe është e paarsyeshme rritja tarifave për t`i shlyer borxhet komunale të parregullta” sqaroj Haziri.

Haziri tutje tha se edhe seancat e Kuvendit Komunal duhet të jenë transparente për publikun, duke i transmetuar ato në mediet lokale .

Ndërkaq duke folur rreth ultimatumit që kishte dhënë javën e kaluar se LDK do të bojkotojë seancat e Kuvendit nëse pushteti nuk përmirësohet dhe nuk përgjigjet në shkresat e LDK-së, Haziri tha se LDK nuk mund të jetë pjesë e asamblesë komunale përderisa aty kushtëzohet qytetari,fyhet opozita, diskriminohen qytetarët në investime dhe pushteti vazhdon të jetë jo transparent.

Por, Haziri tha se nëse pushteti vazhdon të përmirësohet dhe përgjigjet me kohë atëherë ky pozicion mund të rishikohet sepse LDK nuk është kundër bojkotit institucional.”Megjithatë të gjitha rrugët janë të hapura dhe të mundshme, duke përfshirë edhe protestat ,ankesat tek avokati i popullit etj” tha Haziri./rajonipress/