UBT

Haye merr dritën jeshile nga Klitschko

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

David Haye mund ta ketë rastin të përballet me Vitali Klitschkon, pasi e shkatërroi Dereck Chisoran, në përballjen e së shtunës në mes tyre. Kampioni botëror i versionit WBC, Klitschko, po mendon t’ia japë rastin Hayes për nëj përballje të mundshme.

Kjo do të thoshte se vëllai i madh i Klitshkove, i cili e ka nisur karrierën e politikanit në Ukrainë, mund të përballet me britanikun pasi ta mbrojë titullin e kampionit në shtator, ndaj Manuel Charr. “Vitali mund të futet në zyrën politike, por ai mund t’i kryqësojë dorëzat me Hayen”, ka thënë menaxheri i ukrainasit, Bernd Boente.

Hidromorava

Pasi e përplasi përtokë Chisoran në Upton Park, Haye e mirëpret duelin me Klitshkon. “Vitali na ka thënë se, nëse e mposhti Chisoran, do të përballet me mua. Unë dëshiroj të jem gati që të rrihem me Vitalin këtë vit. Por, nëse e ka parë se si e rraha Chisoran, nuk e di nëse ai do të ketë guxim të përballet me mua”, deklaroi 31 vjeçari Haye për televizionin gjerman RTL.