UBT - Regjistrohu

Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

/ 2 minuta lexim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se analizat e reja të ADN-së nga zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë kanë konfirmuar identitetin e mbetjeve mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se rezultatet e analizave janë pranuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

“Analizat e reja të ADN-së nga zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë, të pranuara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, konfirmuan se në mesin e mbetjeve mortore të gjetura në këto lokacione janë edhe ato të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, pjesëtarëve të ‘Grupit të Intelektualëve’”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se familjet e tyre për më shumë se 27 vjet kanë kërkuar të mësojnë për fatin e më të dashurve të tyre, duke thënë se forcat serbe i kishin vrarë dhe varrosur fshehurazi.

Hidromorava

“Për më shumë se 27 vjet, familjet e tyre kërkuan të dinin se ku ishin trupat e më të dashurve të tyre. Forcat serbe i kishin vrarë dhe varrosur fshehurazi, me qëllim që të zhduknin gjurmët e krimit”, ka deklaruar ajo.Haxhiu u ka shprehur ngushëllime familjeve Ademi, Fazliu dhe Haliti, duke thënë se bashkëndjen edhe me familjet e tjera që ende presin të mësojnë për fatin e të afërmve të zhdukur gjatë luftës.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet Ademi, Fazliu dhe Haliti. Bashkëndjej me to, por edhe me familjet e tjera të këtij grupi dhe me të gjitha familjet në Kosovë që ende presin të mësojnë se ku ndodhen më të dashurit e tyre, të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit”, ka shkruar kryetarja e Kuvendit.

Në fund, ajo ka kërkuar që Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera dhe të publikojë të gjitha informacionet që posedon për personat e zhdukur.

“Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera dhe të bëjë publike të gjitha të dhënat që posedon për vendndodhjen e personave të zhdukur, përfshirë lokacionet e varrezave të tjera masive”, ka përfunduar Haxhiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.