Haxhiu: Qeverisja e Sokol Halitit po vazhdon me super skandale

/ 1 minutë lexim

Viti – KRPP-ja paska vendosur sot për revokimin e licencës së shefit të prokurimit në Viti z.Fadil Abazi për shkak të manipulimeve me tenderë. Vitia në qeverisjen Haliti është kthyer në kështjellë të korrupsionit e tenderomanis, por fundi i tyre po vije. Sokol Haliti dhe Fadil Abazi po e marrin përgjigjen e merituar thotë Taulant Haxhiu.

Postimi i Taulant Haxhiut

Sot qeverisja e Sokol Halitit dhe tandemi i tenderomanisë në Viti Sokol Haliti-Fadil Abazi paskan marrë goditjen e duhur nga institucionet për dallaveret e tyre me tenderë.
Fadil Abazit nuk i paska mjaftuar revokimi i licencës dhe duke e ndjerë se e ka vetëm hijen në detyrën e tij qenka kujdesur që t`ia dhurojë edhe disa miliona financuesit të fushatave të Sokol Halitit, Florent Eminit dhe kompanisë së tij “Pro Co Group”.

Mobi Casa

Në vazhdimësi e kam denoncuar krimin në zyrën e prokurimit publik dhe tenderët për oligarkët e kryesuar nga Sokol Haliti.

Vitia në qeverisjen Haliti është kthyer në kështjellë të korrupsionit e tenderomanis, por fundi i tyre po vije. Sokol Haliti dhe Fadil Abazi po e marrin përgjigjen e merituar./rajonipress/