Haxhiu: Qeverisja aktuale stereotipe dhe pa asnjë rezultat konkret

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Periudha katër mujore e qeverisjes së kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale të Vitisë që nga marrja e detyrës zyrtare, ishte dhe mbetet plotësisht stereotipe dhe pa asnjë peshë në kuptim të përmirësimit të kushteve, të shërbimeve dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë, si rezultat konkret i kësaj qeverisjeje. Nga ajo çka kemi parë në këta katër muajt e qeverisjes aktuale, ata kanë humbur shumë kohë duke u marr me vajtimin siç kanë deklaruar edhe vetë ata, të borxheve të trashëguara ka thënë Sadik Haxhiu.

Sadik Haxhiu duke i bërë një vlerësim punës katër mujore të Sokol Halitit thotë se kryetari i komunës, nënkryetari i komunës dhe qeveria komunale, nga ajo çfarë ata kanë treguar në mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe në konferenca për media, rezulton të jenë të ngathtë profesionalisht dhe jo efikas në kuptim të përmbushjes së premtimeve të mëdha dhe megalomane, gjatë fushatës zgjedhore, në raport me mundësitë financiare që ka në dispozicion komuna e Vitisë, raporton rajonipress.

“Se sa janë joprofesional po e ilustrojmë edhe me një shembull të një drejtori. Ai duke folur për çështje ambientale, p.sh. gropës septike vazhdimisht i thotë gropë skeptike. Projektet kapitale të filluara nga qeverisja e kaluar e PDK – së dhe qeverisja e tashme e LDK- së, Pavarësisht ndërrimit të partive politike pozitë / opozitë, projektet kapitale të filluara nga qeveria paraprake duhet të realizohen. Nga ajo çka kemi parë në këta katër muajt e qeverisjes aktuale, ata kanë humbur shumë kohë duke u marr me vajtimin siç kanë deklaruar edhe vetë ata, të borxheve të trashëguara”.

Ç’është e vërteta asambleisti i PDK-së, z. Samet Idrizi, ka sqaruar këtë çështje, para se gjithash në kuptimin profesional, në njërën nga mbledhjet e kuvendit komunal.

Për të qenë akoma më kontravers në paraqitjet e tyre lidhur me këtë temë, kryetari dhe anëtarë të qeverisë komunale, në të njëjtat paraqitje pasi “shqetësohen shumë” për siç thonë ata, borxhet e trashëguara, pas pesë minutave u drejtohen qytetarëve me lajme të mira se së shpejti do të vazhdojnë punimet për realizimin e projekteve të filluara në ujësjellësit e shtatë fshatrave të komunës, si dhe në disa projekte tjera infrastrukturore, të filluara nga qeveria e kaluar.

Çështja e borxheve nga e kaluara e qeverisë komunale do të qartësohet nga Auditori Gjeneral i Kosovës.

Haxhiu tha se një projekt tjetër kapital rreth së cilit udhëheqja inerte komunale e Vitisë po krekoset se tani do të fillojë realizimi i tij, ka të bëjë me ndërtimin e palestrës së sporteve.”Dega e PDK-së në Viti për hir të sqarimit objektiv dhe korrekt të qytetarëve të komunës sonë, theksojmë se projekti për ndërtimin e palestrës së sporteve në Viti, është paraparë me Ligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2014, saktësisht në tabelën 3.2 në rubrikën Projektet Kapitale për nivelin qendror – Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, faqe 88, ku kjo ministri do ta financojë ndërtimin e palestrës së sporteve në vlerë 1, 5 milion €, për vitet 2014 dhe 2015”.

Një tjetër fakt se udhëheqja aktuale e komunës është jotransparente, tregon e dhëna se nga të gjeturat e Lëvizjes FOL të publikuara në konferencën për media më 16 prill 2014, del se nga të gjitha komunat e Kosovës, 11 prej tyre nuk e kanë publikuar Rregulloren për transparencë në faqen e tyre zyrtare, në mesin e tyre edhe komuna e Vitisë.

Fundamenti

Dita Botërore e Planetit Tokë dhe aksioni i pastrimit në komunën e Vitisë. Në kalendarin e festave vjetore në botë, 22 prilli shënohet si Dita Botërore e Planetit Tokë. Një pjesë shumë të madhe të “përkushtimit”, kryetari dhe qeveria komunale i kanë kushtuar kësaj date, nëpërmjet, siç kanë thënë ata aksioneve të pastrimit.

“Në kontekstin zyrtar e kuptojmë shumë mirë edhe anën simbolike të cilitdo aksion qoftë,
megjithatë konsiderojmë se është simbolikë e demoduar, që kryetari i komunës i veshur me kostume e kollare duhet të jetë i pranishëm në secilin aksion, qoftë aty ku mbillen disa lule apo disa fidanë. Kjo nuk është qasja më adekuate për t’a përmirësuar kualitetin e një mjedisi sa më të pastër dhe sa më të shëndoshë”.

Dega e PDK-së në Viti, më parë se çështjen e simbolikave, ka preokupim, përkushtimin dhe zbatimin e një qasje dhe angazhimi krejtësisht ndryshe, para se gjithash institucional dhe përmbajtësor, të cilin do ta realizojmë me rikthimin e PDK-së, në qeverisjen komunale.

Haxhiu ka thënë se shqetësimet dhe vërejtjet tona për veprimtarinë e qeverisjes së re lokale në komunën e Vitisë lidhen me ankesat nga Operatorët ekonomik (kontraktorët: furnizuesit dhe shërbyesit) për vonesë të pagesave, nga ana e ekzekutivit të ri komunal. Shpenzimet e telefonisë fikse janë rritë për 37.50 %. Shpenzimet e udhëtimit brenda vendit janë rritë për 58 % .

Sipas Haxhiut mbledhja e tatimit në pronë ka rënie për 28.20 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013 kur PDK ishte në qeverisje. “Kemi informata se Kryetari i ri ka punësuar punëtorë me kontrata në vepër, edhe pse gjatë gjithë fushatës e ka pasur refren shprehjen se punësimet me kontratë mbi vepër janë shkelje flagrante e ligjit për shërbimin civil. Qeverisja aktuale për shkaqe politike nuk i ka ndarë 35, 000. euro për bursa për 70 student nga komuna e Vitisë që studiojnë në Universitetet publike. Këto informata i kemi edhe për punësimet pa konkurs publikë nëpër disa shkolla në fillim të gjysmëvjetorit të dytë”.

Dega e PDK-së në Viti mendon se gjatë periudhës janar-mars nuk ka ndodhë asnjë investim kapital (as një projekt serioz) nga kjo qeveri lokale. “Të hyrat e përgjithshme në tre mujorin e parë të vitit 2014 janë 146,355.85 euro, në raport me tre mujorin e parë të vitit 2013 ku ishin 172,755.37 euro. Pra, në vitin 2014 janë të hyra të përgjithshme 25,399.52 euro me pak se sasa në vitin 2013. Të hyrat në tatim në pronë për tremujorin e parë të vitit 2013 kanë qenë 89,314,01euro ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2014 janë 64.146,05 euro, ose 25167.96 euro me pak”.

Edhe pas katër muaj qeverisje nuk kemi kompletim të drejtorive: dy drejtori janë me ushtrues detyre. Ato janë drejtoria e inspeksionit dhe drejtoria e gjeodezisë dhe kadastrit.

Ndërsa emërimi i disa drejtorëve të drejtorive të pa përvojë dhe jo profesional na tregon se kah do të hapërojë komuna e Vitisë dhe udhëheqja e sajë në këtë mandat pushtetor ka thënë Haxhiu./rajonipress/