UBT

Haxhiu: Nëndega në Zhiti është funksionale, kryetari u largua për çështje personale

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i degës së PDK-së në Viti Sadik Haxhiu tha për rajonipress se deklarata pompoze e LDK-së se gjoja komplet nëndega e PDK-së në Zhiti ka kaluar në LDK nuk është e vërtetë. Nëndega është shumë funksionale dhe ne shumë shpejt do ta bëjmë zëvendësimin e kryetarit të nëndegës Kerim Ferati i cili me kohë ka treguar se nuk ka mundësi ta kryej detyrën për shkaqe personale.

Sadik Haxhiu kryetar i degës së PDK-së në Viti tha për rajonipress se nëndega e PDK-së në Zhiti është e fuqishme dhe stabile dhe se deklaratat pompoze të LDK-së janë vetëm marketing politik.”Unë jam konsultuar me aktivistët e nëndegës në Zhiti dhe atje ekziston një disponim shumë i mirë për të ecur tutje dhe për të punuar për zgjedhjet nacionale”, raporton rajonipress.

Haxhiu tha për rajonipress se deklarata pompoze e LDK-së se gjoja komplet nëndega e PDK-së në Zhiti ka kaluar në LDK nuk është e vërtetë. “Nëndega është shumë funksionale dhe ne shumë shpejt do ta bëjmë zëvendësimin e kryetarit të nëndegës Kerim Ferati i cili me kohë ka treguar se nuk ka mundësi ta kryej detyrën për shkaqe personale” ka sqaruar Haxhiu.

Eco Higjiena

Haxhiu tha se kryetari i nëndegës në Zhiti, Kerim Ferati para një jave i ka deklaruar sekretarit të degës së PDK-së, zotit Besim Halimi se nuk do të vazhdoj të kryej detyrën e kryetarit të nëndegës për shkaqe personale.

“Përndryshe kryesia e nëndegës plotësisht është funksionale dhe ne do të bëjmë zëvendësimin e tij me kryetar të ri, pasi që në këtë nëndegë kemi shume kuadro aktive e autoritative që janë të gatshëm ta funksionalizojnë dhe fuqizojnë nëndegën e PDK-së në Zhiti” tha Haxiu.

Haxhiu tha se ditëve të fundit në PDK e Vitisë ka pasur një numër të madh të të aderuarve dhe po punojmë maksimalisht që PDK t`ia kthejmë primatin dhe ta bëjmë një subjekt të fuqishëm dhe vendimmarrës në këtë qytet. /rajonipress/