RCCOLA

Haxhiu kërkon llogaridhënie nga Sokol Haliti për keqëpërdorime në shumë projekte

/ 2 minuta lexim

Viti – Në seancën e kuvendit komunal kërkova llogaridhënie dhe transparencë nga Kryetari i Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti për keqpërdorime në shumë projekte, familjarizim e militantizëm në tenderë dhe keqmenaxhim të parasë publike ka shkruar Taulant Haxhiu këshilltar komunal nga PDK në Viti.

Postimi i plotë i Taulant Haxhiut

Fundamenti

Besimi i qytetarëve të Vitisë është nderi më i madh në jetën time andaj interesat e tyre do i mbroj fuqishëm gjithmonë.
Në seancën e kuvendit komunal kërkova llogaridhënie dhe transparencë nga Kryetari i Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti për keqpërdorime në shumë projekte, familjarizim e militantizëm në tenderë dhe keqmenaxhim të parasë publike.
Për sa kohë do jem aktiv në politikë do jem zë i fuqishëm i qytetarëve dhe do jem i pa kompromis në mbrojtje të interesave të tyre.
Unë kam aleancë vetëm me qytetarët e Vitisë dhe bashkë me ta do punojmë fort për ta bërë Vitinë ashtu siç e meritojnë ata.
Me qytetarët e Vitisë e në mbrojtje të interesave të tyre para çdo çmimi dhe përballë gjithkujt!