GRANDEMALL

Haxhiu i reagon Bajqinovcit: Kur ne tentonim të ndalonim spastrimin etnik në veri, ti bëje gjimnastikë në TV me “hellonka”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj komenteve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, i cili pyeti pse deputetët e PDK-së nuk po vizitojnë liqenin e Ujmanit.

Haxhiu i është kundërpërgjigjur Bajqinovcit duke e pyetur se ku ishte ai në vitet 1999, 2000, 2002 dhe 2004, kur paramilitarët serbë sulmonin banorët shqiptarë në Veri të Kosovës.

Haxhiu ka akuzuar LVV-në se tani po pozon në Facebook nga veriu, ndërsa dikur nuk bënte asgjë për të ndihmuar banorët shqiptarë që jetonin atje.

“Mefail Bajqinovci, ku ishe ti në vitin 1999, 2000, 2002, 2004 kur paramilitarët serbë sulmonin banorët shqiptarë në Veri?! Mefi, tregona cilën familje shqiptare të veriut ju LVV-ja e keni ndihmuar për të qëndruar në veri?” – ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.

Hidromorava

Ai gjithashtu ka akuzuar LVV-në se ka kundërshtuar ndërtimin e shtëpive për shqiptarët në veri gjatë kohës së Qeverisë Thaçi, duke pretenduar se Vetëvendosje ishte në një vijë me politikat e UNMIK-ut dhe Serbisë në atë kohë.

“Ne kemi ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve në veri nën breshërinë e plumbave, nuk e kemi bërë për foto në Facebook, por për vendin tonë,” ka shtuar Haxhiu.

Në fund, Haxhiu ka kritikuar Bajqinovcin duke thënë se në kohën kur veriu po rrezikohej nga spastrimi etnik, ai “bënte gjimnastikë në TV me hellonka”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.