ARKATANA

Haxhiu: Edhe LDK-ja mund të na bashkohet në protesta

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur për “Zërin” që partia e saj e ka ftuar edhe LDK-në të jetë pjesë e protestave për rrëzim të qeverisë “Haradinaj”, mirëpo sipas saj ata kanë vendosur të mos bashkohen në këtë fazë. Ajo thotë se nuk përjashtohet mundësia që edhe LDK-ja të bashkëngjitet në tubime e në protesta, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se ngritja e mocionit të mosbesimit nuk është forma e vetme për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj”, prandaj deputetët e kësaj partie po planifikojnë që përmes protestave masive të qytetarëve ta rrezojnë këtë qeveri. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” deputetja Albulena Haxhiu, e cila nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe LDK-ja të jetë pjesë e këtyre protestave.

Mobi Casa

“Ne kemi shprehur interes që të kemi organizime të përbashkëta edhe me LDK-në sa i përket kësaj faze të dytë, të cilën e kemi nisur me tubime me qytetarë, mirëpo ata njëherë nuk i janë bashkuar kësaj, ne jemi subjekt politik që i bëjmë veprimet siç i shohim të rëndësishme. Kjo në asnjë mënyrë nuk përjashton që edhe ata do të mundë të bashkoheshin në tubime kudo në komunat që i kemi”, ka theksuar ajo.

Deputetja Haxhiu në këtë intervistë ka folur edhe për idenë për shkëmbim të territoreve, plan i cili sipas saj është i vetmi projekt në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.