UBT

Haxhiu e Hyseni dhurojnë libra për Universitetin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Dy ligjëruesit universitarë, Sadik Haxhiu dhe Flamur Hyseni sot i dhuruan 25 ekzemplarë të librave të tyre autoriale dhe bashkëautoriale bibliotekës universitare të Universitetit Publik të Gjilanit.

Librat të cilat i dhuruan autorët janë: “Sistemi Gjyqësor në Republikën e Kosovës”, Gjilan, 2013, bashkëautor (10 ekzemplarë);

“Zgjedhjet, Sistemi Zgjedhorë dhe Proceset Zgjedhore – Aspekti juridik, politik dhe krahasues”, Prishtinë, 2013, autorë Sadik Haxhiu (5 ekzemplarë),

ARKATANA

“Aspekte juridiko – filozofike të nocionit të lirisë dhe vlerës së saj”, Prishtinë, 2013, të autorit Flamur Hyseni (10 ekzemplarë) .

Tani studentët në përgjithësi dhe veçanërisht studentët e juridikut kanë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e së drejtës dhe mund t`i shfrytëzojnë për studimet e tyre./rajonipress/