Fundamenti

Haxhiu dhe Nagavci vizitojnë Kamenicën, në kuadër të fushatës “As edhe një më shumë”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në kuadër të Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, Ministrja Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci kanë zgjedhur Komunën e Kamenicës, për vazhdimin e fushatës.

Ato së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj kanë vizituar shkollën “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc, si dhe disa biznese të udhëhequra nga gratë.

Mobi Casa

Rahimaj ka thënë se është e rëndësishme që sensibilizimi të fillojë nga shkollat, sepse nga aty fillon gjithçka si dhe është më se e nevojshme që të edukohen gjeneratat e reja, dhe të ipet ndihma e duhur nga institucionet që të fuqizohen kauzat e tilla, që mundësojnë minimizimin dhe eliminimin e dukurive negative.

“Por është edhe primare pavarësia financiare dhe gjendja ekonomike e një gruaje. E këtë më së miri na e dëshmuan gratë, bizneset e të cilave vizituam sot, biznese të vogla, por që premtojnë shumë për të ardhmen e tregun”shtoi ai./rajonipress/