Haxhi Krasniqi po bëhet gati

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Haxhi Krasniqi po bëhet gati për meçin e rëndësishëm që do ta zhvillojë pas pesë ditësh, kundër polakur Dariusz Sek.

Boksieri kosovar e ka postuar një fotografi në rrjetin social, Facebook, në të cilën shkruan “Gati… edhe 5 ditë Krasniqi vs Sek”, ndërkohë që junikasi shihet duke ushtruar në ring, për të qenë sa më i përgatitur për meçin e 20 dhjetorit, që do të zhvillohet në Munich.

Fundamenti

Ky meç do të jetë i vlefshëm për titujt që Krasniqi i ka në pronë, WBO-International dhe WBA-Continental. Nëse e fiton këtë meç, do t’i përforconte pozitat dy në versionet WBO e WBA dhe do t’i afrohej titullit të kampionit botëror.