Haxhi Krasniqi e bën Shqiponjën
Haxhi Krasniqi nuk e ka fshehur asnjëherë prejardhjen e tij. Boksieri junikas edhe përmes kësaj fotografie ka dëshmuar se ndihet shqiptar.
Në fakt, ai bokson për Gjermaninë, por zemra i rrahë kuqezi. Në fotografi, Krasniqi shihet duke e formuar shqiponjën dykrenare me dorë, gjatë stërvitjes, shkruan Zëri.
Haxhiu po ushtron intensivisht për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat që e presin, me qëllimin e vetëm – titullin e kampionit botëror. /Zëri/


