Uji Dea

Hawking: Ikni nga bota

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Fizikani dhe kozmologu i njohur, Stephen Hawking, ka komentuar lidhur me nevojën e Njerëzimit për të investuar më tepër në fluturimet kozmike dhe në kolonizimin e botëve të tjera. Sipas tij, nëse dëshirojmë të mbijetojmë, si lloj, atëherë nuk na mbetet tjetër përveçse të kolonizojmë në gjithësi çdo gjë që të mundemi, respektivisht, të dërgojmë të paktën një pjesë të njerëzve nëpër planete të tjera, në mënyrë që t’i shmangen katastrofës që tashmë po duket.

Hawking pohon se, Bota nuk do të mund t’i kundërvihet edhe gjatë sulmeve të njerëzimit, gjegjësisht, se atyre ne – si lloj – nuk do të mund t’iu mbijetojmë më gjatë se 1,000 vjet, në qoftë se nuk ia fillojmë sa më parë me kolonizimin e gjithësisë.

Këtë përfundim të tij, të cilin e botoi edhe gazeta amerikane ‘The Los Angeles Times’, Hawking e tha gjatë një ligjërate në Institutin për Mjekësi Regjeneruese – Cedars-Sinai, në të cilin erdhi për t’u informuar mbi teknikën e re të mjekimit të ALS’së – që është një sëmundje e rëndë motorike, nga e cila vuan – me përdorimin e qelizave amë.

Kjo që thotë, në fakt, është në përputhje të plotë me pohimet e tij të mëhershme mbi këtë temë, si dhe me apelet e tij të mëhershme për udhëtime sa më të shpejta në Hënë, dhe për kolonizimin e Marsit.

Uji Dea

Për dallim nga kolegët e tij, të cilët kontaktin eventual me ndonjë inteligjencë jashtëtokësore mezi e presin që të ndodhë, Hawking mendon se, kur të ndodhë kjo gjë, gjërat sigurisht që s’do të përfundojnë mirë. Duke u bazuar në përvojat nga historia e njerëzimit, gjatë së cilës kolonizuesit – të cilët teknikisht ishin më të përparuar – pothuajse e shfarosën gjithë popullatën autoktone, Hawking mendon se edhe takimi eventual me jashtëtokësorët inteligjentë – të cilët teknikisht do të jenë më të avancuar se ne – do të mund të prodhojë të njëjtën gjë.

Rrjedhimisht, Hawking këshillon që të mos kontaktohet fare me “krijesat e vogla të gjelbra”, dhe që, absolutisht, të mos dërgohen më sinjale tokësore në gjithësi, siç ndodhi në gushtin e kaluar nga observatori Arecibo, në Portoriko.

Sipas mendimit të Hawking, një veprim i tillë është njësoj si kur një qeni të çartur t’ia ngrehësh bishtin.(express)