ARKATANA

Hawking e humbi “bastin e shekullit”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shkencëtari i njohur Stephen Hawking ka pranuar për BBC se nuk ka pritur që bozoni i Higgsit, apo “grimca e Zotit”, do të zbulohet në CERN. Sipas tij, zbulimi i ka kushtuar 100 dollarë.

Hawking në vitin 2000 ka vënë bast me fizikanin e Universitetit të Miçiganit, Gordon Kane, se grimca teorike e cila do të duhej që t’i jepte masë grimcave tjera të rëndësishme (si elektronet dhe protonet) nuk do të gjendet kurrë dhe se në këtë nuk do t’ia dal as Përplasja e Madhe e Hadronit (LHC), e as përshpejtuesit të tjerë që do ta tentojnë këtë zbulim.

Sot shkencëtarët në CERN (Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore) njoftuan zbulimin e bozonit, që besohet se do të jetë grimca mitike që ndryshe njihet si “grimcë e Zotit”. Hawking pranoi në një intervistë për BBC se e ka humbur bastin, të cilin mediat e kanë cilësuar si “basti i shekullit”.

Mobi Casa

“Ne kemi gjetur një grimcë të re, e cila korrespondon me bozonin e Higgsit”, ka thënë sot drejtori i CERN-it, Rolf Heuer, sipas të cilit ky zbulim paraqet bazën historike për kërkimet e ardhshme globale.

Shkencëtari legjendar Peter Higgs, i cili para 50 vitesh e ka parashikuar ekzistimin e këtij bozoni, sot ka thënë i përlotur: “Për mua është e pabesueshme se kjo ndodhi gjatë jetës sime”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.