Hasi premton një Anderlecht krejt ndryshe në plejof

Trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi, ka premtuar se në rast se arrin të mbajë lojtarët e ekipit bazë dhe të transferojë një apo dy lojtarë me vlera të mëdha, do të krijojë ekip krejt ndryshe për pjesën e mbetur të edicionit 2015/2016 në Belgjikë.
Trajneri Hasi ka thënë se i duhet më shumë cilësi brenda ekipit, përcjell sot Koha Ditore.
“Ne kemi nevojë për më shumë cilësi brenda ekipit. Ne duhet gjithashtu të sigurohemi që asnjë lojtar kryesor të mos na ikë gjatë këtij muaji. Në qoftë se ne jemi në gjendje ta ruajmë këtë dhe të arrijmë marrëveshje me një ose dy lojtarë me vlera të mëdha, ne do të jemi të gatshëm për plejof”, ka thënë Hasi të enjten në një intervistë për uebfaqen zyrtare të klubit belg.
http://koha.net/?id=6&l=92518