Hasi pasardhës i Wengerit në Arsenal?

Trajneri shqiptar i Anderlechtit, Besnik Hasi mund të nis një tjetër sfidë evropiane. Strategu gjakovar mund të jetë pasardhës i Arsene Wengerit tek Arsenali.
Mediat britanike raportojnë se klubi nga ‘Emirates’ pritet ta shkarkojë Wengerin për shkak se te rezultateve të dobëta të ‘topçinjve’ në këtë sezon të garave.
Sipas mediave në ishull, Hasi është një nga opsionet e mundshme për të marrë ‘timonin’ e Arsenalit.
Tekniku shqiptar vitin e kaluar mori drejtimin e Anderlechtit, skuadër më të cilën u shpall kampion në Belgjikë.
Hasi me Anderlechtin edhe në këtë edicion të garave po tregon sezon të mirë, dhe pikërisht puna e mirë që po bën gjakovari në krye të gjigantit belg, ka bërë që drejtuesit e Arsenalit ta mendojnë ish futbollistin e kombëtares shqiptare zëvendëses të Wengerit.