Hasi nuk do ta refuzonte Kosovën si Shqipërinë
Besnik Hasi nuk do t’i thoshte jo në një të ardhme drejtimit të Përfaqësueses së Kosovës, ashtu siç bëri kohë më parë me Shqipërinë. Trajneri kosovar theksoi për ‘Interaktiv’ se të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Adnan Januzajt, teksa gjeti kohë të flas edhe për Gianni De Biasin.
Trajneri kosovar, Besnik Hasi, është shprehur i lumtur që vazhdoi bashkëpunimin e tij me skuadrën e famshme evropiane, Anderlecht.
Duke folur për ‘Interaktiv’ të KTV-së, Hasi shprehi gëzimin e tij pasi sot mori lajmin për vazhdmin edhe dy vjet të kontratës së tij me klubin belg, duke u bërë që tani trajneri më i suksesshëm kosovar.
Hasi ka folur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, ftesës të së cilës theksoi se do t’i përgjigjej pozitivisht në të ardhmen.
“Përgjigjia do të jetë gjithmonë pozitive. Por, e them prapë se unë tani jam futur në një rrjedhë si trajner i parë i një ekipi të njohur evropian. Ambicia ime e parë është që të rri sa më gjatë me Anderlechtin dhe ambiciet e mia shkojnë gjithmonë përtej”, u shpreh Hasi.
“Unë shpresoj se të ardhmen do të krijojmë akoma trajner që mund ta përfaqsojnë vendin tonë. Jo vetëm unë, por kemi edhe trajnerë të tjerë me përvojën dhe duhet të guxojmë t’ua japin rastin edhe atyre”, shtoi tutje trajneri gjakovar.
Ky i fundit foli edhe për Adnan Januzajt, i cili vetëm kohë më parë vendosi ta përfaqësojë skuadrën e Belgjikës, sikurse edhe për futbollistët të cilët janë në dyshim për të luajtur me Kosovën apo Shqipërinë.
“Duhet ta respektojnë vendimin e tyre, pasi për ta nuk është e lehtë një gjë e tillë”, u shpreh Hasi.
Respekt për De Biasin
Hasi deklaroi se respekt shumë punën e Gianni De Biasit te Kombëtarja e Shqipërisë, duke thënë se federata shqiptare do të merrte një vendim të duhur për vazhdimin e kontratës edhe për dy vjet me italianin.
“Unë kam shumë respekt për punën e De Biasit në dy vitet e fundit dhe unë mendoj se atij duhet t’ia vazhdojnë edhe dy vjet kontratën”, u shpreh Hasi.
“Ai ka renovuar skuadrën dhe ka filluar shumë mirë kualifikimet. Në fund ndoshta humbëm vazhdimësimë, mirëpo ka krijuar një bazë të mirë për një ardhmëri të shkurtër. Kështu, duhet ta lëmë ta pëfundojë punën e tij në dy vitet e ardhshme”, shtoi tutje trajneri kosovar.
Në fund, Hasi foli edhe për kualifikimet e radhës për Kampionatin Evropian, duke thënë se Shqipëria mund të jetë befasia e këtyre eliminatorëve.
“Kemi një ekip solid. Në shtëpi kemi qenë gjithmonë të fortë me publikun tonë të zjarrtë e të numërueshëm, por ne kemi çaluar jashtë vendit. Duhet të marrim pikë jashtë dhe mund të jetë e mundshme që të befasojmë”, përfundoi Hasi.
Ky i fundit për shumë vjet ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, duke qenë një nga kosovarët e parë që iu bashkua asaj.


