Fundamenti

Hasi nderon Nazmije Demollin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Festivalin gjithëkombëtarë të mbajtur në Gjonaj të Prizrenit, Nazmije Demolli-Kastrati nderohet me çmimin “Këngëtare e dalluar-Nazmije Totaj Hoxha”.

Në këtë manifestim të valleve dhe këngëve burimore shqiptare, në konkurrencë garuese janë paraqitur rreth 20 shoqëri kulturo-artistike nga të gjitha trojet shqiptare: nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe nga mërgata .

Juria profesionale e ka patur të vështirë përzgjedhjen e më të mirëve të këtyre tri netëve me radhë.

Mobi Casa

Megjithatë komunën e Kamenicës e cila është përfaqësuar nga rapsodia e mirënjohur, Nazmije Demolli-Kastrati e ka nderuar me çmimin “Këngëtare e dalluar-Nazmije Totaj Hoxha”.

Demolli është paraqitur me këngën: “Një me njëqind jetë me ndërrua” .Demolli tha se ky çmim është shumë i çmuar dhe i rëndësishëm për mua sepse ky edicion (23-ti me radhë) mbahej nën ombrellën e 100- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku në fokus ishte paraqitja e folklorit shqiptar, që është ruajtur dhe vazhdon të kultivohet në të gjitha trevat shqiptare”tha ajo.

“Edhe këtë vit festivali është përqendruar në ruajtjen e traditës dhe kulturës sonë’’u shpreh Demolli./rajonipress/