Hasi i zhgënjyer, por beson në kualifikim
Trajneri shqiptar, Besnik Hasi ka mbetur i zhgënjyer me barazimin e skuadrës së tij Anderlecht me rusët e Dinamo Moskës.
Gjakovari i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve, dhe ka vazhduar rrugëtimin e tij në Ligën e Evropës, ka deklaruar se është i zhgënjyer me barazimin në Bruksel, por beson në kualifikimin.
“Krijuam shumë raste për të shënuar por që nuk ia arritëm një gjëje të tillë. Luajtëm futboll të bukur për tifozët por nuk mjaftoi për të fituar”.
“Unë jam i zhgënjyer me barazimin pa gola, mirëpo jo edhe me lojë, pasi luajtëm bukur. Nëse luajmë në të njëjtën mënyrë edhe pas një jave në Moskë, besoj shumë se do të kualifikohemi”, deklaroi Hasi pas ndeshjes. /Telegrafi/


