Uji Dea

Hashimi merr fjalën, Vetëvendosje braktis sallën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në momentin kur presidenti i vendit Hashim Thaçi ka nisur fjalimin e tij lidhur me Demarkacionin, sallën e kanë lëshuar deputetët e opozitës.

Kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ata të cilët janë parë të parët tek janë ngritur nga ulset dhe kanë dalë nga salla.

Në këtë tryezë ku po mbahet debati i Demarkacionit pritet të flasë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie./Telegrafi/

Thaçi: Ky debat i ka munguar Kosovës, tash e një vit

Mobi Casa

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij në debatin për demarkacionin me Malin e Zi tha se ky debat i ka munguar Kosovës, tash e një vit.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që të kontribuoj në këtë debat sot. Më lejoni që në fillim të vlerësoj iniciativën tuaj për të zhvilluar këtë debat, që Kuvendit të Kosovës, por edhe tërë opinionit publik në Kosovë t’i prezantohen faktet rreth procesit të demarkacionit të kufirit të Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi. Ky debat i ka munguar Kosovës, tash e një vit. Kjo do ta rritë edhe më shumë transparencën e këtij procesi”, tha Thaçi.

Ai tha se kjo gjithsesi që do të sjellë vendime të bazuara në informata të drejta dhe të plota, në dobi të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

“Që në fillim dua të theksoj se çështja e demarkacionit si problem shtetëror është inekzistent”, u shpreh Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.