Fundamenti

Hashimi don të pajtohet me Hashimin!

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Beqë Cufaj – Nuk ka ditë më të keqe në jetën e një njeriu sesa kur e nis një punë dhe në kalendar është e shkruar data 13. Qoftë e premte apo jo data 13 është… datë e ditë e keqe. 24 minuta më parë Konferencë për sigurinë e gazetarëve

Është ky mendimi i parë që më shkon ndërmend kur shoh Hashimin sesi i ka mbledhur të gjithë në Tavolinën e tij: parinë e LDK-së e PDK-së, ambasadorët e vendeve perëndimore, aparatçikë shteti dhe para së gjithash mediat… Shumica prej të cilave të dëgjueshme a injorante por edhe asosh që derisa e mbante mbledhjen… ia thyen dhëmbët dhe ia thanë që e ka zor, e ka bile të pamundshme të formojë një Komision për të Vërtetën dhe Pajtimin: bazuar në modele të ndryshme botërore.Në këtë iniciativë të tij ka cinizëm dhe perveristet.

Më i madhi është në fjalinë e tij të postuar në FB kur thotë:“Pajtimi i parë dhe më i shpejt shqiptaro-serb ka ndodhur mes familjarëve të të pagjeturve, të cilët janë bërë bashkë në dhimbje dhe e kanë njohur njëri-tjetrin përmes dhimbjeve të tyre.”Është cinike të thuhet që familjarët e të pagjeturve janë “bërë bashkë” dhe kanë njohur “njëri-tjetrin” përmes “dhimbjeve” të tyre.Kjo edhe mund të jetë e vërtetë. Por vetëm gjysma e saj- dhe këtu fillon perversiteti politik- sepse Hashimi me këtë rast bën atë që Serbia gjithmonë ka dashur ta bëjë: shëndërrimin e luftës për liri të shqiptarëve në një luftë agresorësh (shqiptarë) ndaj Serbisë (me Kosovën në të) dhe serbëve.Fakti i parë: Hashimi nuk e thotë numrin e të pagjeturve (t’u themi shqip: zhdukurve, vrarëve) shqiptarë me ata serbë. Janë dhjetë herë shqiptarë më shumë të pagjetur se serbë.

FIDANISHTJA

Fakti i dytë: si ka mundur dhe si mundet Hashimi të flasë për të pagjeturit shqiptarë dhe ata serbë barazi kur dihet që të parët dihet se ku janë. E din shteti serb se në cilët frigoriferë kamionët, nën cilat asfalte dhe oborre i ka masakruar dhe varrosur. Serbia është me trupa shqiptarësh dhe për këtë as Hashimi e as argatët e tij duke nisur nga Edita e deri tek Isa kurrë nuk e morën guximin ta sqarojnë në Dialogun me Daçiqin e Vuçiqin të cilët e kanë të shkruar në raporte të detajuara të UDB-ave serbe se ku janë.Fakti i tretë: zhdukja e serbëve të Kosovës po që është tragjike dhe për këtë shqiptarëve edhe do t’ju gjykohet në Gjykatën Speciale në Hagë! Serbëve jo. Shqiptarëve do t’u gjykohet dyfish: në Hagë në kuadër të ICTY dhe tash me Specialen…. Serbët e kanë mbyllur kapitullin e tyre (juridik) me Kosovën!Këtu duhet të ndalem.2.Para syve më dalin sfilatat e Presidentit Hashim, nëpër vendbanimet me serbë: ish çetnikë tash me shtetësi të Serbisë dhe Kosovës të cilët në vitet 1998/9 masakronin shqiptarët, u dhunonin gratë e motrat, me bajoneta ua thernin fëmijët në djepa. Këta, pikërisht këta serbë i vizitonte Hashimi: presidenti i të gjithë “qytetarëve” të Kosovës.

Pyetja që me këtë rast shtrohet është kjo: kënd don Hashimi ta angazhojë në këtë Komision? Akademikët? Ata i ka zënë nëpër malet e Grykës së Rugovës … duke “matur” territore për Demarkacionin. Ose nëpër mejhanet e tyre duke shitur a blerë ndonjë titull, apo recension Facebook-u. Apo ndoshta don t’i merr pjestarët e “shoqërisë civile”? Edhe këta i ka të shpërndarë gjithandej para Ambasadave duke aplikuar për viza për ndonjë udhëtim në Europë. Opozitën? Cilën opozitë. Ramushin e ka (ndalur?) në Francë dhe derisa nga hotelet e rrugët e Straßburg-ut Ramushit i duhet të kacafytet me makinerinë propagandistike të sozive të Milosheviqit dhe të bëjë luftë virtuale me Ivica Daçiqin, nëse jo vet Hashimi, atëherë së paku, Enveri, Enver Hoxhaj, a nuk do të ishte e rendit që nga pozita e tij t’ia cicërojë nja dy fjalë homologut Daçiqit?!

Nuk i reagon Enveri Daçiqit… sepse ia pret gishtat Hashimi!Përgjigja në pyetjen e sipërpërmendur se pse Hashimi po don Komision… për të Vërtetën e Pajtimin është e thjeshtë: Hashimi është në zor. Hashimi nuk e din ende a është në listën e të Akuzuarve në Gjykatën Speciale për krime të luftës në Kosovë. Hetimet që janë zhvilluar dhe ende po zhvillohen kundër tij do të mbyllen këto ditë dhe rezultati i tyre do të dihet në fund të këtij muaji. Prandaj: për çdo eventualitet, Hashimi don të sigurojë për imazhin e tij si i pari i Kosovës. U arrestua apo jo: në Hagë do të shkojnë edhe plot njerëz të tij të cilët atje pastaj do të shërbehen edhe me këto makiazhe Komisionesh… që ky tash i ka nisur.Fare për fund një fakt që Hashimi nuk e din, ose edhe e din por nuk mundet as të ballafaqohet me të. Aq shumë e ka kapërthurur këtë historinë e Kosovës prej kohës së qëndrimit në Tiranë (Ali Uka!…), daljes së tij të parë publike në cilësinë e shefit të UÇK-së përmes pasluftës e deri në ditët e sotme- që i bie se janë 18 vjet prani permanente të tij në çdo zhvillim, saqë kësaj Kosovës së sotme, kështu siç është rraspkapitur dhe rrëgjuar nuk i duhet kurrfarë Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin!Është vet Hashimi ai që i duhet një Komision për të Vërtetën e Pajtimin e Hashimit me Hashimin!Me 13 Shkurt të vitit 2017./Cufaj.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.