ARKATANA

Hashim Thaçi: Kosova nuk mund të lejojë ta pësojë për shkak të një pakice ekstremiste

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtin – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar dëmtimin e pllakës përkujtimore në Grackë të Vjetër të Lipjanit. “Është i dënueshëm dëmtimi i pllakës përkujtimore në Grackë të Vjetër”, është shprehur presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “çdokush që ia do të mirën Kosovës e dënon këtë akt të papranueshëm”.

Ai ka thënë se incidentet si ky cenojnë marrëdhëniet e mira ndëretnike që po promovon Kosova, shkaktojnë frikë, zemërim e urrejtje dhe për këto nuk ka nevojë askush në Kosovë.

“Duke promovuar dialogun, pajtimin, bashkëpunimin, luftimin e çdo ekstremizmi, jemi pranuar si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Vetëm duke i promovuar këto vlera e ruajmë vendin që e meritojmë në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shtuar presidenti Thaçi.

ARKATANA

Ai ka theksuar se Kosova nuk mund të lejojë të pësojë për shkak të një pakice ekstremiste.

“Qytetarët e Kosovës, shumica dërmuese, të gjitha komunitetet, janë për paqe, për stabilitet, për zhvillim, për jetë më të mirë për të gjithë. Vetëm një pakicë fare e vogël ende ushqen ide ekstremiste dhe përjashtim, frikë e urrejtje. Nuk do të lejojmë që kjo pakicë të cenojë ambiciet dhe aspiratat e shumicës së Kosovës”, ka përfunduar presidenti Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.