UBT

Hashim Thaçi, anëtari më i ri i Facebook`it

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Hashim Thaçi ka hapur profil të tij në Facebook. Aktualisht ka 14,739 likes. Muaj më parë, faqe në Facebook ka edhe Jakup Krasniqi apo Isa Mustafa, të cilët madje janë shumë aktiv.

Kryeministri Hashim Thaçi është anëtari më i ri i rrjetit social, Facebook.

Këtë hap, ai e ka ndërmarrë këto ditë kur edhe ky gjigant njohu Shtetin e Kosovës.

UBT

Por Thaçi nuk ka hapur faqe në emër të tij, por në emër të institucionit që udhëheq; “Kryeministri i Republikës së Kosovës”.

Ai këto ditë ka postuar në këtë faqe vetëm njoftime për aktivitetet e tij, por jo edhe ndonjë qëndrim personal.

Vlen të ceket se Kryeministri është vonuar në shumë në këtë drejtim. Muaj më parë, faqe në Facebook ka edhe Jakup Krasniqi apo Isa Mustafa, të cilët madje janë shumë aktiv.