Fundamenti

Hasani shkarkohet nga pozita e drejtorit klinik

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ushtruesi i detyrës së spitalit në Gjilan Abdylatif Latifi tha se e ka suspenduar nga pozita e drejtorit klinik dr.Zijadin Hasanin duke e kthyer kështu ligjshmërinë në vend.

Me ardhjen e drejtorit të ri në spitalin e Gjilanit (u.d), kanë nisur edhe fërkimet e para rreth menaxhimit të tij dhe vendosjes e caktimit të pozitave në vendet kyçe. Dr.Abdylatif Latifi drejtor i spitalit tha për rajonipress se nuk e ka ndërmend të merret me akuzat e individëve apo vlerësimet e njerëzve që deri dje kanë qenë në pozita udhëheqëse e që realisht kemi pasur një keqëmenaxhim të tmerrshëm.

Latifi tha se është i vendosur që brenda spitalit të Gjilanit të kthejë ligjshmërinë dhe të vendos rendë,rregull,disiplinë e transparencë. Vendimin e fundit që ka marrë Latifi e që ka ngjallur reagime i dedikohet pozitës së drejtorit klinik, që deri dje ishte dr.Zijadin Hasani.

“Unë e kam suspenduar nga pozita e drejtorit klinik Zijadin Hasanin sepse bartë dy poste dhe unë realisht e kam kthyer në vend ligjshmërinë” tha Latifi. Sipas Latifit ,Zijadin Hasani do të vazhdojë të mbetet shef i repartit të pediatrisë. “Spitali i Gjilanit nuk do të menaxhohet tutje nga njerëz që e kanë sjellur buzë greminës dhe e kanë humbur besimin e pacientëve” tha Latifi.

Por ,Zijadin Hasani i revoltuar nga ky shkarkim ka bërë një deklaratë publike ku e akuzon Latifin se në spital po e instalon çerdhen e aktivistëve të PDK-së. Sipas Hasanit pas depolitizimit të suksesshëm, Spitali kërcënohet nga politizimi i skajshëm .“Periudha prej 2008-2012, në krahasim me spitalet e tjera rajonale njihet si storie e suksesshme depolitizimit në zgjedhjen e udhëheqësve të reparteve, njësive, shërbimeve spitalore, por dhe për pajisjen e spitalit tonë me aparaturat më moderne e më të sofistikuara për diagnostikim të sëmundjeve të ndryshme”( tomografia e kompjuterizuar, pajisje ultratingulli etj).

HIDROMORAVA

Sipas tij ambiciet më morbide për sundim të spitalit nuk pushuan, eksponentët e partisë në pushtet duke i falënderuar manipulimeve arritën ta ndërrojnë udhëheqjen legale, të zgjedhur me konkurs mendon Hasani.

“Sikurse në klinikat e kryeqendrës, spitalet rajonale dhe kjo e jona, po bëhen arenë ku manifestohen, shpërfaqen ambiciet më primitive e morbide të eksponentëve partiak në pushtet. Pas shantazheve të njëpasnjëshme e ndihmuar nga partia lokale në pushtet, kreut të administratës në spital , “dega” e PDK në spital, ndërruan udhëheqjen e zgjedhur me procedura të rregullta “ ka shkruar Hasani.

Me favorizim të sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë ushtrues detyre ,drejtor i SRGJ caktohet eksponenti i PDK , dr.Abdylatif Latifi, i cili që në ditën e parë nuk i fshehu ambiciet e tija për të realizuar programin partiak për t’i sistemuar, rehatuar aktivistet e klanit të tij dhe të koalicionit aktual qeverisës.

“Me këto veprime të shpejta UD-isti ynë, do t’i çrregulloj raportet nder kolegiale, disiplinën dhe ritmin e punës në spital sepse pa u bazuar në asnjë kriter normal, profesional drejtori i ri, për t’i realizuar premtimet ndaj partisë së tij dhe koalicionit, shpërndanë poste inekzistente në statutin e spitalit, atë të zëvendësdrejtorit,e krijuar enkas për dr.Selvete, eksponentë e PD, partisë në koalicion me PDK, duke e shndërruar spitalin në çerdhe të aktivistëve partiak.

Sipas Hasanit drejtori i ri në mënyrë të paskrupullt anashkalon, izolon kuadrot me përvojë, ekspert të njohur, magjistra, doktor të shkencave mjekësore, bile dhe anëtarë të rregullt të akademive prestigjioze evropiane. /rajonipress/