Eko Higjiena

Hasani në Brondy

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ferhan Hasani e ka lënë ekipin gjerman Wolfsburg për tu transferuar te skuadra daneze Brondby. Ekipi nga elita e futbollit danez ka konfirmuar se reprezentuesi i Maqedonisë, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin.

Klubi danez është i lumtur që ka siguruar shërbimet e Hasanit, i cili mund të luaj në pozitën e sulmuesit dhe mesfushorit.

KKVITI

“Ferhani është një lojtar i aftë i cili ka qenë prej kohësh në planet tona. Ne kemi qenë duke e vëzhguar atë rregullisht, dhe sigurisht duke pritur për kohën e duhur. Ferhani është një lojtar me të vërtetë emocionuese që gjithashtu vjen me përvojë nga Bundesliga si dhe nga Përfaqësuesja A e Maqedonisë”, ka thënë drejtori sportiv i Brondbyt, Per Rud.

Hasani, ishte transferuar te Wolfsburgu në vitin 2012 nga Shkëndija e Tetovës, por lëndimet nuk e kanë lënë që ta tregoj veten te skuadra nga Bundesliga./express/