Hidromorava

Hasani: Kritikat e politikanëve ishin personale

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se akuzat e politikanëve drejt kushtetueses për situatën politike në vend janë akuza personale, të cilat kanë për qëllim ta dëmtojnë integritetin e tij personal dhe jo se bien ndesh me ndonjë dispozitë ligjore.

Në një deklaratë për medie, Hasani ka thënë se të gjitha debatet e këtyre 5-6 muajve të fundit kanë qenë të personalizuara.

“Çdoherë kur të ndash drejtësi dikujt i duket ashtu, unë po e them me përgjegjësi të plotë, këta 5-6 muaj unë nuk më kujtohet të kem pa një koment të aktgjykimit që thotë ky paragraf i aktgjykimit, kjo pjesë e arsyetimi është e anshme për shkak se bie ndesh po e zëmë me këtë standard të një shteti ose të një aktgjykimit ose kjo pjesë është kontradiktore. Në vetvete 99 për qind e debat po flas për komunitetin juridik, për fat të keq ka qenë e personalizuar edhe kryesisht për fat të keq është bërë kundër meje dhe integritetit tim siç e dini, siç e keni vërejt dhe ajo nuk shkoj ashtu, duhet kur të kritikosh edhe në perëndim shembull në Gjermani e kritikojnë dikë me respekt dhe e merr me vendim me tekst, me strukturën e tekstit të punimeve apo debateve dhe ne nuk kemi parë do të thotë, ka qenë debat jashtëzakonisht i personalizuar, është e natyrshme kur merret parasysh efekti imediat në formën dhe përmbajtjen e pushtetit në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur për moszbatimin e sqarimeve që i ka dhënë kjo gjykatë për një kohë të gjatë nga ana e politikanëve, ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi që vendimet t’i zbatoj dhunshëm.

ARKATANA

“Përveç asaj që ka qenë publike dhe që është puna e organeve, unë nuk mund të them më shumë. Atë që unë mund të them është ajo që e kemi thënë edhe në rastet tjera kur kanë qenë vendimet që kanë afektuar në skenën politike, Gjykata Kushtetuese nuk mban asnjë përgjegjësi për pasojat politike që kërkojnë implementimin e vendimeve. Ky është standard në këtë, ne e kemi mirëprit fillimin e implementimit të tyre mirëpo modalitetet e implementimit ne i kemi përcaktu dhe aty tani është çështje e procesit politik, procesi politik është i ndarë nga procesi kushtetues dhe ne po e përsëris as në të kaluarën, as në të ardhmen as sot, asnjëherë Gjykata Kushtetuese nuk do të bart asnjë përgjegjësi për efektin politik që mund të kenë vendimet kushtetuese, është çështje e kushtetueses”, ka deklaruar ai.

Hasani ka folur edhe për moszbatimin e vendimit për Fabrikën e Tubave në të cilin punëtorët e kësaj të fundit e kishin fituar rastin në gjykatë për kompensimin e rreth 25 milionë eurove nga ana e Qeverisë së Kosovës pas privatizimit të ndërmarrjes e cila nuk ua kishte paguar pagat për më shumë se 10 vjet.

Mirëpo, edhe për këtë rast, Hasani ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk është ajo që e obligon dikë të paguaj të holla për dikë tjetër. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.