ARKATANA

Hasani: Kosova ka një qeveri uzurpuese, e udhëhequr nga Albin Kurti

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se Qeveria Kurti është uzurpuese.Në një opinion të botuar në Koha, Hasani ka bërë me dije se nga momenti i betimit si deputet Albi Kurti është dashur të largohet nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas tij, të njëjtën gjë është dashur ta bëjnë edhe ministrat që janë zgjedhur deputet.

GRANDEMALL

“Për të mos e lënë vendin pa qeveri, Ligji për Qeverinë ka specifikuar se ata që zgjidhen deputetë, zëvendësohen automatikisht nga zëvendësit e tyre – për kryeministrin, zëvendësimi bëhet nga zëvendëskryeministri i parë. Kjo siguron që vendi nuk mbetet pa qeveri. Kjo dispozitë bën një dallim të qartë mes shtetit dhe pushtetit: pushteti bartet te funksionarët e tjerë shtetërorë, sepse shteti e vazhdon jetën e tij, pavarësisht se kush është sot në krye të pushtetit ekzekutiv. Logjika e Luigjit të 14-të, që e përmblodhi duke thënë: “Shteti jam unë”, ka perënduar para shumë shekujsh. Pra, në këtë kontekst, Kosova ka një qeveri uzurpuese, të udhëhequr nga zoti Albin Kurti”, ka shkruar ai.

Hasani ka treguar se Kurti është dashur të zëvendësohet nga zëvendëskryeministri i parë, kurse ministrat që janë zgjedhur deputet nga zëvendësit e tyre.“Ndërsa qeveria kushtetuese dhe ligjore është ajo që formohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe zëvendësit e ministrave, pasi ata nuk janë certifikuar dhe betuar si deputetë të Kuvendit. Ky është një fakt i qartë. E dinë të gjithë, përveç atyre që duan ta luajnë lojën e budallait”, ka shkruar Hasani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.