Fundamenti

Hasani: Komuna e Vitisë shembull për reformimin e Administratës me gjeneratën e re

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Presidenti i Rinisë Evropiane në Kosovë, Avdullah Hasani po vazhdon vizitat e tij në Komunat e Republikës së Kosovës, në kuadër të kampanjës “Rinia në Administratë-Fuqi për të ardhmen” për tu informuar nga afër me procesin e reformimit të administratës publike me gjeneratën e re.

Në kuadër të kësaj fushate Hasani, sot është pritur nga Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti.

FIDANISHTJA

Kryetari Haliti ka falënderuar Presidentin e rinisë për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë që të veprojnë sipas rekomandimeve që dalin nga kjo kampanjë që bëhet nga Ministria e Administratës Publike dhe “Evropianët e rinj”.

Ndërsa kryetari i KREK Avdullah Hasani, ka thënë se Komuna e Vitisë ka qenë përherë përkrah të rinjve dhe ka dëshmuar se është shembull për pranin e të rinjve në administratë. “Edhe nga përvoja e kaluar, ne jemi dëshmitarë që komuna e Vitisë, ka përkrahur të rinjtë në avancimin e tyre dhe po ashtu u ka krijuar hapësirë veprimi, por tani është koha që sektori i rinisë dhe punësi i tyre në administratë, të jetë objektiv kryesore e çdo institucioni”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.