ARKATANA

Hasani: Kjo është më shumë se hakmarrje ndaj meje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Enver Hasani, për kryerjen e veprave penale: Falsifikimi i dokumentit zyrtar, nga neni 434 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ka pushuar hetimet për një vepër penale, për të cilën ka qenë duke u hetuar.

Mirëpo, për këtë aktakuzë, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se nuk ka qenë aspak në dijeni dhe se sipas tij, kjo mënyrë e të ngriturit aktakuzë nuk shihet as në sistemet totalitare.

Hasani përmes një njoftimi për media ka thënë se kjo aktakuzë është më shumë se hakmarrje ndaj tij. /Zëri/

Njoftimi i plotë i Enver Hasanit:

Të nderuar përfaqesues të medieve

FIDANISHTJA

Nga ju mesova sot se ështe ngritur Aktakuze ndaj meje.

Ju njoftoj se as në sistemet më totalitare nuk ngritet aktakuze pa pasur një deklaratë të të pandehurit. Une dje kam qenë në polici pa avokat dhe kam dërguar kërkesen që Gjykata Themelore është duke e shqyrtuar qe disa muaj dhe akoma nuk ka verdikt.

Hetuesve ua kam bërë të qartë se kjo nuk është deklaratë e imja e as mbrojtje në heshtje siç e kërkon ligji. Kjo sepse një procedurë gjyqësore për çështjen e sigurimit të provës është duke u zhvilluar dhe akoma nuk ka përfunduar sepse ngelet e pazgjidhur çeshtja e imunitetit.

Ngelet në ju ta vleresoni nëse kjo është keshtu. Emëri i hetuesit që kam kontaktuar është Rreshter Avni Reqica

Kjo është më shumë se hakmarrje ndaj meje, arbitratitet i pafund.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.