UBT

Hasani e Kuçi ia avancojnë të bijën dekanit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Bajram Uka, i ka krijuar të gjitha parakushtet që vajza e tij, Valëza Ukaj, të punësohet në fakultet si asistente e re në Katedrën Ndërkombëtare.

Për t’i mundësuar të bijës këtë, ai është ndihmuar edhe nga tre profesorët, Enver Hasani, Hajredin Kuçi dhe Asllan Bilalli. Kryetari i Komisionit Hasani e ka udhëhequr Komisionin Recensues, ndërsa dy profesorët e tjerë, Kuçi e Bilalli kanë qenë anëtarë të këtij komisioni. Të gjithë së bashku ia kanë shkruar recensionin të bijës së dekanit, shkruan Zëri.

Uji Dea

Vajza e dekanit i ka “mundur” shumicën e kundërkandidatëve për asistent në këtë fakultet edhe pse shumë prej tyre kanë përgatitje akademike më të avancuar. Në garë kanë qenë 24 kandidatë.

Mirëpo dekani i Fakultetit, Bajram Uka, ka mohuar se ka përdorur autoritetin e tij, për ti përgatitur rrugën vajzës, si asistente. /Indeksonline/