ARKATANA

Hasan Aliu: Pse Sokol Haliti duhet t’i fitoj zgjedhjet?

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti ka shumë arsye që edhe për mandatin e ardhshëm të jetë fitues i zgjedhjeve për shkak të rikthimit të klimës së mire politike, d.m.th relaksimit të raporteve ndërnjerëzore brenda institucioneve publike dhe atyre partiake. Gjithashtu Sokol Haliti me punën që ka bërë, ka rikthyer imazhin e mirë të Komunës së Vitisë karshi institucioneve Qendrore dhe instancave të tjera ndërkombëtare, ku sot Vitia në të gjitha raportet e organizatave, si vendore ashtu edhe atyre ndërkombëtare, që monitorojnë qeverisjet komunale në Republikën e Kosovës, Komunën e Vitisë e radhitin si Komunën me top performancën më të mirë të mundshme thotë Hasan Aliu sekretar i LDK-së në Viti.

Hasan Aliu thotë se në qeverisjen e Sokol Halitit, pamja e qytetit të Vitisë dhe lokaliteteve të saja ka ndryshuar shumë në të gjitha aspektet si në infrastrukture rrugore, ambientale dhe infrastrukture shkollore e shëndetësore. “Rëndësi e veçantë gjatë kësaj qeverisje i është kushtuar edhe sektorit të Rinisë dhe Kulturës ku me aktivitetet e saja sipas raporteve të UNDP, Vitia është më e mira në nivel vendi. Këto dhe shumë arsye të tjera, por edhe kënaqshmëria në rritje ndaj qeverisjes së Sokol Halitit e qytetarëve të Komunës së Vitisë, bëjnë që Sokol Haliti të jetë fitues i zgjedhjeve të ardhshme”.

Por ai i ka mbajtur premtimet elektorale Sokol Haliti, edhe për këtë ka përgjigjen Hasan Alia. “Kryetari Sokol Haliti për sa i përket premtimeve elektorale edhe zyrtarisht sipas monitoruesve të Institutit GAP, që monitoron premtimet e kryetarëve të Komunave të Kosovës zë vendin e parë në nivel vendi. Me të drejtë mund të themi se ai i ka tejkaluar edhe në aspektin e shifrave që i ka premtuar. Edhe sa i përket realizimit të investimeve kapitale Komuna e Vitisë nën qeverisjen e Sokol Halitit zë vendin e parë në raportin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në realizimin e projekteve kapitale”.

Alia tha se karakteristikë e kësaj qeverisje është se përpilimi i buxhetit komunal bëhet përmes dëgjimeve publike të organizuara për përpilimin e projekteve dhe investimeve kapitale, varësisht nga prioritetet-kërkesat të cilat i caktojnë banorët e atyre lokaliteteve, ato prezantohen nga këshillat e lokaliteteve dhe konform mundësive buxhetore pastaj bëhet realizimi i atyre projekteve.
“Gjatë kësaj qeverisje ka patur një transparencë të plotë në të gjithë zërat buxhetor dhe për transparencë Komuna e Vitisë radhitet e para sipas raportit të KDI-së për transparencë në qeverisje”.

Hidromorava

Edhe në fushën e donacioneve Komuna e Vitisë sipas Aliut del të jetë fituese e madhe. “Transparenca dhe llogaridhënia e qeverisjes së Sokol Halitit ka bërë që shumë donator t’a përkrahin komunën e Vitisë siç janë USAID-i, UNDP-ja, Fondacioni Kosovë-Luksemburg, HELVETAS-I( DEMOS-i dhe APR-ja), CDI-ja, IKC-ja, IADK-ja, WOMEN FOR WOMEN, Qeveria Japoneze, GIZ-i Care international etj..

Por a ka rival Sokol Haliti në LDK?

“LDK, dega në Viti unanimisht si kryesia e Degës me nëndegë, Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë, mbështesin kandidaturën e z. Sokol Halitit për kryetar të Komunës së Vitisë. Ne ende nuk jemi në dijeni se cilët do të jenë kandidatët e partive opozitare prandaj ne mirëpresim kandidaturat e tyre dhe projektet që do t`i shpalosin para qytetarëve Vitias” tha Alia./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.