FIDANISHTJA

Hasan Aliu, priti në takim aktorin dhe regjisorin Adem Kica

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim të veçantë aktorin, regjisorin dhe pedagogun e njohur të artit, Adem Kica, i cili jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës.

Gjatë këtij takimi miqësor e frytdhënës, z. Aliu vlerësoi lart punën dhe kontributin shumëvjeçar të artistit Kica në promovimin e artit shqiptar jashtë vendit, veçanërisht në fushën e filmit dhe teatrit.

Ai theksoi se figurat si Adem Kica janë ambasadorë të denjë të kulturës sonë kombëtare, të cilët me përkushtim profesional dhe artistik i japin zë identitetit shqiptar në diasporë.

“Është kënaqësi dhe nder për komunën tonë të presim një personalitet të tillë të artit dhe kulturës, i cili me veprën e tij ka lartësuar emrin e shqiptarëve në Zvicër dhe më gjerë. Adem Kica është shembull frymëzimi për brezat e rinj”, u shpreh Aliu.

Mobi Casa

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në fushën e kulturës dhe artit, z. Aliu i dorëzoi zyrtarisht artistit Adem Kica një mirënjohje nga Komuna e Vitisë.

Nga ana e tij, z. Kica u shpreh i emocionuar dhe falënderues për këtë vlerësim, duke theksuar se ndjehet gjithmonë i lidhur me vendlindjen dhe se do të vazhdojë të angazhohet për promovimin e kulturës shqiptare kudo që vepron.

Adem Kica është një emër i njohur në qarqet artistike evropiane. Ai është pedagog në Akademinë për Film dhe Teatër në Cyrih, ku prej vitesh edukon dhe udhëheqë gjenerata të reja artistësh me përkushtim e profesionalizëm.

Kontributi i tij për artin shqiptar dhe përfaqësimi i denjë në diasporë, janë dëshmi e një rruge të suksesshme krijuese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.