“Harvard University” më i miri në botë, i Tiranës më i miri shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – “Harvard University” vazhdon të mbetet universiteti më i mirë në botë, ndërsa SHBA vazhdon të mbetet vendi me universitetit më cilësore.

Në listën e publikuar nga “Ranking Web of World Universites”, pas Harvardit renditet “Massachusetts Institute of Technology” dhe pas tij “Stanford University”.

Top lista është “pushtuar” nga universitet amerikane dhe vetëm “Universidade de Sao Paulo USP” i Brazilit është pozicionuar në vendin e 15-të. Më pas, përveç aty amerikane, në vendet e para bëjnë pjesë një universitet britanik (University of Oxford), Swiss Federal Institute of Technology Zurich, University of Toronto. Universiteti më i mirë Italian është ai i Bolonjës.

Fundamenti

Po universitetet shqiptare?

Pa frikë mund të cilësohemi si vendi me cilësinë më të dobët të universiteteve në botë. Në këtë renditje të “Ranking Web of world Universites” janë marrë në konsideratë gjithsej 20 mijë e 745 universitete, ku universiteti më i dobët shqiptar renditet në vendin e 20 mijë e 634, transmetojnë mediat e Tiranës.

Poshtë vendeve 10 mijë ndodhen të gjithë të tjetër, përveç dy universiteteve, ai i Tiranës dhe Epoka, që ka pozicionimin më të mirë (7 299). Universitetet shqiptare kanë lënë pas universitetet e Etiopisë, Haitit, Pakistanit, Beninit dhe të Kamboxhias.