Fundamenti

Harta e parë e Amerikës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një kopje e rrallë e një harte të shekullit të 16-të, e njohur si certifikata e lindjes së Amerikës, është zbuluar në Gjermani.

Harta, vepër e kartografit të famshëm Martin Waldseemueller, besohet të jetë e para e këtij lloji që dokumenton dhe emërton tokën e porsazbuluar të Amerikës.

Deri më tani mendohej se Waldseemueller kish bërë vetëm katër kopje, por kërkuesit në Universitetin e Mynihut kanë zbuluar edhe një version të pestë të saj.

Harta e re u gjet mes faqeve të një libri të vjetër të shekullit XIX.

Mobi Casa

“Kjo hartë është prodhuar 10 vjet pas botimit fillestar të vitit 1507. Ajo tregon pothuajse të gjithë detajet e hartës së Waldseemueller-it që dihej se ekzistonte në katër kopje, në Mynih dhe në Minesota. Me sa duket ka pasur edhe një botim të dytë sepse kjo është vërtet një hartë unike”, shprehet Sven Kuttner i Universitetit të Mynihut.

Studiuesit gjermanë vendosën të hedhin online një version të hartës së rrallë në datën 4 korrik, për ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Një variant i hershëm i krijimit të Waldseemueller ruhet në librarinë e kongresit në Uashington DC, dhuratë e kancelares gjermane Angela Merkel në vitin 2007 me rastin e 500 vjetorit të emrit të Amerikës.