Hidromorava

Harrohet reforma zgjedhore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Reforma zgjedhore duket se është harruar nga partitë politike në vend, edhe përkundër asaj që tre liderët politikë patën arritur një marrëveshje që të përfundojnë këto reforma.

Madje as pas takimit të liderëve partiakë të para një muaji, me presionin e ambasadorëve të vendeve të Quintit, ku u mor vendim që pas 10 ditësh të takohen dhe të ecet tutje me reforma, një gjë e tillë ka mbetur vetëm në suaza të zotimeve, pa asnjë gjë konkrete.

Tashmë pas një muaji e gjysmë nga ky takim, zyrtarë të PDK-së dhe ata të LDK-së akuzojnë njëri- tjetrin për mungesë vullneti për reformë zgjedhore. Ata të PDK-së akuzojnë lidershipin e LDK-së se nuk ka një vullnet për të vazhduar më tutje, e ata të LDK-së kanë thënë se kjo parti ka vullnet që të ecet tutje. Madje, sipas tyre, këtë e tregon më së miri ftesa e liderit të LDK-së që t’i bëjë bashkë liderët e partive politike.

Kryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Haki Demolli, ka thënë që nuk qëndron një gjë e tillë, ngase sipas tij, LDK ka vullnet që të ecet tutje. Këtë, sipas tij, e tregon më së miri ftesa e liderit të LDK-së që t’i bëjë bashkë liderët e partive politike.

Fundamenti

Ai ka thënë se ende s’ka marrëveshje të liderëve për reformën zgjedhore, porse sipas tij, LDK i ka dhënë qëndrimet sa i përket listave zgjedhore, zonave zgjedhore etj. “LDK është për 26 zona zgjedhore, për lista të hapura, është për pragun zgjedhor prej 5 për qind për partitë politike, 7 për qind për koalicione zgjedhore, 2 për qind për kandidatë të pavarur”, ka thënë Demolli.

Nënkryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore nga radhët e PDK-së, Halit Krasniqi ka thënë se publiku nuk e ka shumë të qartë që nuk ka një vullnet nga lidershipi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të vazhduar reformën zgjedhore. “Kjo gjë është shumë serioze dhe për t’u brengosur, sepse më së shumti është dashur të bëjë përpjekje dhe të insistojë vetë LDK-ja, por edhe opozita në përgjithësi që të përfundojë reforma zgjedhore”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, aktualisht puna ka stagnuar dhe ka mbetur mu në vendin ku është shpërndarë komisioni për reformë zgjedhore. “Nuk kemi lëvizur nga ajo pikë, sepse nga të gjitha pritjet që kanë qenë deri më tash vetëm PDK-ja, përmes liderit të saj ka bërë publike qëndrimet e saj për sistemin zgjedhor”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, pas takimit të liderëve për kapërcimin e ngërçit, PDK-së nuk i takon të thërrasë, sepse Lidhja Demokratike e kryeson këtë komision.

“Lideri i PDK-së ka shprehur gatishmërinë që lideri i LDK-së, kur të ketë disponim dhe vullnet dhe gatishmëri, në agjendën e tij lirisht mund ta fusë takimin e ardhshëm. Tash i mbetet vetëm zotni Isa Mustafës ta bëjë publike gatishmërinë për t’u takuar dhe për t’i dëgjuar qëndrimet e LDK-së, për zonat zgjedhore, listat e votuesve dhe të gjitha ato që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor”, ka thënë Krasniqi.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.