FIDANISHTJA

Haradinaj: Zhdukja e dy policëve, lajm pikëllues

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zhdukjes së dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Lumin Lepenc, transmeton “Zeri.info”.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, është shprehur i shqetësuar për zhdukjen e këtyre dy policëve.

LEXO EDHE: Pamje nga vendi ku ra vetura bashkë me dy pjesëtarët e policisë

Haradinaj ka thënë po ashtu se, ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurt, përcjell “Zeri.info”.

FIDANISHTJA

Postimi i plotë pa ndërhyrje i kryeministrit Haradinaj:

Është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc. Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tonë.

Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë.

Falënderoj të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrëfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve tanë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.