Mobi Casa

Haradinaj: VV po jep deklarime fëmijërore

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deklarimet e fundit të Vetëvendosjes, të cilët kanë nxjerrë detaje nga marrëveshja e LDK’së, AAK’së, NISMA’s dhe Vetëvendosjes, janë vlerësuar si deklarime shumë fëmijërore, nga lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Ai këto i tha në takimin e tij me strukturat udhëheqëse të degës Aleancës në Prishtinë.

Haradinaj tha se Isa Mustafa nuk e ka dashtë Vetëvendosjen në Bllok.

“Mustafa e ka thyer marrëveshjen me vetëvendosjen ku ka thënë se nuk do ta vazhdojmë më tutje dhe e ka quajtur marrëveshje me ta vetëm për krye parlamentar e po ashtu ka kërkuar ndryshime brenda VLAN-it. Kjo prej atëherit nuk kemi pas takim. Deklarimet e Vetëvendosjes e Dardan Mulliqit e tjerë, janë bukur shumë fmijaqëri politike, donë të thotë se njëra ndër defektet të mija pse ndoshta skam mundur me i krijuar institucionet e vendit, ka qenë besnikëria ndaj ekipës. Unë km luftuar edhe për Vetëvendosjen në qeverisje edhe kërkesa për me u bart nominimi tek Isa Mustafa, ka nënkuptuar me u bartë nominimi tek një kandidat që nuk lufton për 63 po për 47, e atë e dinë më së miri ata, me Zotin Thaçi nuk kemi pasur marrëveshje as para marrëveshje asnjë lloj të arriture”, ka thënë ai.

Haradinaj më tej tha se koalicioni PDK-LDK, nuk është lajm i mirë për Kosovës, por për fat të keq, sipas tij, është një periudhë jo e mirë dhe sa më shpejtë që ndodh ndryshimi në Kosovë për të është më mirë.

“Kualiteti i punës është shumë i dobët. Pra kemi të bëjmë me PDK’në e cila ka qeverisur deri më tash e ata do ta krijojnë një grimë hapësirë LDK’së, por prapë do të mbesin vendimmarrës edhe me LDK’në e cila kuptohet po hyn në një bashkëqeverisje e cila nuk mund të jep asnjë garancion se si do të punon por po ashtu kualiteti i Qeverisë së LDK-së, është i dëmtuam se e pamë me qeverisjen në Prishtinë. Pra nuk është një lajm i mirë, sigurt ju them nuk është një lajm i mirë kjo”, tha ai.

FIDANISHTJA

Ndër të tjera, ai tha se Aleanca do të vazhdojë të punojë që të ndodhë ndryshimi në vend.

Ky ndryshim tash është bërë më i zorshëm, siç tha ai, ngase tash u duhet që të përballen me një koalicion më të madh, siç është PDK dhe LDK.

I bëri thirrje të gjithëve që të punojnë seriozisht në mënyrë që të ndodhë ndryshimi në Kosovë.

Më tej, ai tha se që nga takimi i fundit i Bllokut, më nuk ka ndonjë komunikim me Isa Mustafën, deri sa tha se që në atë takim, Mustafa e ka thyer marrëveshjen me VV’në.

Haradinaj, tha se rruga e Aleancës që do të ndjekë tash është si opozitë, duke ballafaquar qeverisjen e ardhshme me defektet, dëmet e të këqijat, siç tha ai, por edhe se do të mobilizojnë qytetarët e Kosovës për ndryshim./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.