Fundamenti

Haradinaj: Viti 2014 të jetë vit i kthesave pozitive

/ 1 minutë lexim

Me rastin e përfundimit të vitit 2013, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka organizuar një pritje për gazetarë, me ç’rast kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj uroi të gjithë qytetarët për vitin 2014. Ai uroi që viti i ri të jetë vit i kthesave pozitive për Kosovën.

Fundamenti

“E shfrytëzoj rastin t’i uroj qytetarët e vendit që viti 2014 të jetë vit i sukseseve për neve si Kosovë, i shëndetit për secilin në familje, punë, jetë, por po ashtu edhe vit i kthesave pozitive për Kosovën”, tha Haradinaj.