Fundamenti

Haradinaj vazhdon me akuza të rënda ndaj Kurtit: E shoh në përpikëri në zbatim të agjendës ruse dhe serbe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti të cilin ndër tjerash e quajti edhe fatkeqësi të Kosovës.

Haradinaj deklaroi se ky i fundit vepron nën urdhra të jashtëm, sikurse që janë ato të agjendës ruse.

“Unë thellë besoj që Kurti është e keqja e Kosovës, është fatkeqësia e Kosovës. Ky njeri është dëmi më i madh që i ka ndodhur vendit tonë. E shoh në përpikëri në zbatim të agjendës ruse dhe serbe në Kosovë. Sa herë që lypet mundem me argumentu” tha ai në Kanal10.

UBT

Tutje edhe një herë konfirmoi votimin kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si krye kuvendare.

Haradinaj mes tjerash tha se rezultati tashmë veçse shihet teksa shtoi se vota nuk mund t’i merret askujt me zor.

“Tani Vetëvendosje e ka zbatuar një të drejtë, e ka propozu një kandidate por rezultati i votimit është ky që është. Nuk mundesh me ia marrë votën me zor askujt. E Vetëvendosje besoj e ka zgjidhjen në dorë, duke e parë se një kandidat nuk po ia sjell votat e duhura, e ka zgjidhjen sepse ata janë mbi 48 deputetë, ta zgjedhin një tjetër kandidat”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.