FITORJA

Haradinaj, ultimatum kryeministrit Mustafa

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka shpalosur tri qëndrimet e partisë së tij lidhur me zhvillimet e djeshme.Sipas tij këmbëngulja e qeverisë për t’ju ikur gabimeve që është Asociacioni e Demarkacioni me përdorimin e metodave të tyre duke shpifur ka krijuar situata të paqena.

“Ne vërtetë i kemi shfrytëzuar të gjithë mekanizmat që i parasheh demokracia për sensibilizim. Janë injoruar gupet parlamentare të opozitës”, ka thënë Haradinaj.

Si qëndrim të tyre të dytë Haradinaj ka shtuar se pasojat e marrëveshjeve janë më afatgjata se sa mandati i kësaj qeverie.

ARKATANA

“Janë dëme të pa riparueshme nëse fuqizohen. AAK-ja do të vazhdojë në këtë mënyrë bashkë me opozitën. Përballja do të vazhdojë deri në tërheqje të marrëveshjeve ose dorëheqjen e qeverisë. Dje pamë se si mund të sulmohet opozita por nuk pamë që mund të përballen me dëmet që i bëjnë këto marrëveshje”, theksoi Haradinaj, duke shtuar se fjala seancë nuk përputhet, thjesht ishte takim i koalicionit pa i informua gupet parlamentare të tjera, raporton Indeksonline.

Haradinaj më pas shtoi se sa për metoda “dje e treguam që jemi të vendosur që këto marrëveshje nuk do të kalojnë”.

“Në parlament ka pas më shumë policë se deputetë. Kryeministri Mustafa prandaj sot duhet të jap dorëheqje, ose përballja do të vazhdojë në Kuvend – e në rrugë do të ketë protesta”, ka thënë ndër tjerash Ramush Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.