Eko Higjiena

Haradinaj: U rreshtuam për paqe me ushtritë e botës, jemi të fundit që kemi arritur në paqe, të fundit do ta lëmë paqen

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – “Populli dhe ushtria jonë do të jetë besnike e miqve tanë dhe po e citoj gjeneralin Mattis, që ka thënë për marinsat se “Nuk ka mik më të mirë se marinsi, por nuk ka as armik më te keq se marinsi”, pra, nuk ka mik më të mirë se FSK-ja-, por nuk as armik më të keq se FSK-ja. Ushtarët tanë të Kosovës, sot, janë shumë të gëzuar, por, besoni, sot janë gëzuar edhe varret edhe të gjallët. Për të mos shkuar nëpër të gjithë brezat prej ku kemi filluar të rrugëtojmë, atëherë po ndalem në të fundit. Edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës janë gëzuar sot, por janë gëzuar edhe ushtarët e Adem Jasharit”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë shtetërore që u organizua nga Institucionet e Republikës së Kosovës, pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të tre Projektligjeve, Projektligjin për Forcën e Sigurisë, Projektligjin për Shërbimin në FSK dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, që ndërlidhen me transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, përmes një ceremonie madhështore, kryeministri Haradinaj tha se rreshti, është fjala e parë që e mëson kur nisesh ushtar dhe se kushdo që i ka rënë rrugës së ushtrisë, ka dëgjuar për rreshtin.
“Rreshti për ne ka qenë i mohuar. Qe mijëra vjet të tjerët janë bërë rresht, vetëm ne nuk na kanë lejuar të bëhemi rresht. Jemi bërë rresht në të gjitha ushtritë e botës. Kemi lënë nam nëpër botë, por na u ka mohuar e drejta të jemi në rreshtin tonë. Merreni me mend, populli më i vjetër në Ballkan, mezi, i fundit, po mbërrijmë në rresht, në rreshtin e tonë e me rreshtin tonë, po hyjmë në rreshtin e ushtrive të paqes së botës”, theksoi kryeministri Haradinaj, i cili shtoi se kjo nuk na bën më të pazot që jemi të fundit, për faktin se duke qenë jashtë rreshtit, asnjëherë nderi ynë nuk është vënë në pikëpyetje.

“Po hyjmë në rresht të fundit, por ushtria e fundit, u rreshtua me ushtritë e paqes, por po vijmë në paqe. Porosia që e çon Kosova sot, paqen e kemi fituar me shumë dhimbje, për paqe na kanë ndihmuar aleatët tanë, jemi të fundit që kemi mbërri në paqe, të fundit do ta lëmë paqen. Nuk mund të na heq më askush nga rreshti i ushtrive të paqes. Kush i prinë këtij rreshti të ushtrive të paqes. I prinë Amerika. Amerika i prinë rreshtit të ushtrive të paqes në botë dhe ne e kemi për nder të rreshtohemi edhe si popull edhe si ushtri pas Amerikës. Sot e për mot”, tha ndër tjerash kryeministri Haradinaj.

Uji Dea

Kryeministri Haradinaj shtoi se me guxim po e mbajnë veten në drejtimin më të drejtë që ekziston dhe kjo e drejtë sipas tij është përkushtimi për ta mbrojtur paqen.
“Këtë e dinë ata që jetojnë rreth nesh e me ne, komunitetet, që sa shumë janë të respektuar prej shqiptarëve. Kurrë, ushtria e Kosovës nuk do të kthehet kundër askujt, jo kundër popullit të vet, jo kundër serbëve. Serbët, si në jug, si në veri, janë njerëzit e këtij vendi. Ushtria është e tyre. Ata kanë për të shërbyer në këtë ushtri dhe jo vetëm ata, por të gjithë që jetojnë në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj duke veçuar se sot nuk kanë ardhur te rreshti, që të rrezikojnë paqen, pasi paqja u ka munguar gjithë, por kanë ardhur te rreshti për të ndihmuar paqen.
Kryeministri Haradinaj, i ka ftuar ushtritë e Shqipërisë, Malit të Zi, e Maqedonisë, në partneritet, por tha se dëshirojnë që të kenë partneritet për paqe edhe me ushtrinë e Serbisë, ashtu siç dëshirojnë që një ditë të kenë paqe me Serbinë.

“Zoti e bekoftë ushtrinë e Kosovës”, përfundoi fjalën e tij kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Një fjalë rasti, në këtë ditë të veçantë për Kosovën, patën edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, njëherësh Komandant Suprem i FSK-së, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.