Mobi Casa

Haradinaj: Trimat e UÇK-së në tokë dhe NATO në qiell, i dhanë fund synimit serb për shfarosje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ramush Haradinaj ka kujtuar 29 marsin e vitit 1999, duke nderuar viktimat e vrara në fshatrat Beleg e Irzniq të Deçanit dhe në Poterq të Klinës.

Ai bëri të ditur se sot në Beleg ka ndarë dhimbjen me familjarët, të cilët edhe pas shumë vitesh vuajnë mungesën e më të dashurve të tyre.

Haradinaj shkroi se, viktimat, edhe pse të paarmatosur, u ekzekutuan pa mëshirë nga forcat serbe, mes tyre gra, pleq e fëmijë.

Haradinaj gjithashtu kujtoi se, pasi një ditë më parë u përkujtua themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”, sot janë bërë homazhe në nderim të 14 bashkëluftëtarëve të rënë në Shishman të Bokës. Ai i cilësoi ata si djem të zotë e luftëtarë të dalluar, disa prej të cilëve i kishte njohur në frontet e luftës.

Uji Dea

Haradinaj theksoi se shteti i Kosovës është fituar me shumë gjak e sakrificë dhe se e vërteta e luftës çlirimtare nuk mund të shtrembërohet.

Ai shtoi se Serbia kishte mision shfarosjen e shqiptarëve, ndërsa këtij synimi, sipas tij, i dhanë fund luftëtarët e UÇK-së në tokë dhe NATO në qiell, e udhëhequr nga Amerika.

“Çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë të vërtetë është e dështuar dhe kushdo që tenton ta bëjë këtë, do të mbetet me turp”, ka deklaruar Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.